Time: Dua Lipa në mesin e 100 personave më me ndikim në botë
Revista “Time” shkruan se emri i Duas në këtë listë nuk është befasi për shkak të punës së saj të jashtëzakonshme në vitet e fundit.
“Po, Lipa është superyll global dhe kishte pesë këngë në top-dhjetëshe të Billboard Hot 100 dhe është paraqitur edhe në një film”, shkruan revista “Time”.
Ngritja e Duas është mundësuar edhe nga hitet si “IDGAF”, “New Rules” dhe “Be the One”.
Revista shkruan edhe për prejardhjen e saj dhe përmend shtetësinë shqiptare që e mori gjatë vitit 2022.

“Jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jem nga Kosova është pjesë e asaj që jam dhe ishte gjë e mirë shtetësia shqiptare”, ka thënë Dua Lipa.
“Për popullsinë e Kosovës, në të cilën 50 për qind janë nën moshën 25-vjeçare, është një prej popullsive më të reja në Evropë”, ka shtuar Dua.
“Është e rëndësishme mundësia që të lëvizet lirshëm. Ka shumë fëmijë me ëndrra të mëdha dhe shpresojnë se do të jenë në gjendje të udhëtojnë dhe eksplorojnë”, ka thënë veç të tjerash këngëtarja me prejardhje nga Kosova.