Tim Shkupi godet imamin Mazllam Mazllami: Thuhet se ai i ka dy gra – me kushtetutë duhet të dënohet

Hoxha Tim Shkupi, i cili ka edhe prejardhjen nga Shkupi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin”.

Gjatë intervistës, ai ka përmendur imamin Mazllam Mazllamin, ku shprehet se i njëjti i ka dy gra, dhe kjo sipas Kushtetutës duhet të dënohet.

“Mazllam Mazllami po thuhet se i ka dy gra dhe me Kushtetutën e vendit duhet me u dënu, e nëse dënohet shteti fiton sevap dhe atë shtet zoti e forcon”, është shprehur Shkupi.

Gjatë intervistës ai është shprehur se njerëzit të cilët thojnë se janë musliman, janë problem i të gjithë botës, sepse janë target që të manipulohen shumë lehtë.

Lexo edhe:  Aksident tragjik mes një autobusi dhe veture: 1 i vdekur, 15 të lënduar