Tifozët sulmojnë policët dhe thyejnë disa ulëse të palestrës, pas ndeshjes Peja-Rahoveci
Jo rrallë herë ndeshjet e basketbollit po përfundojnë me incidente mes tifozerive.
Dje në ndeshjen Peja-Rahoveci, disa persona, gjatë daljes nuk zbatuan urdhrat e zyrtarëve.
Sipas policisë, të njëjtit kanë sulmuar disa zyrtarë policorë, dhe të tjerë kanë thyer disa ulëse të palestrës.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme” thuhet në raportin policor.
Ndeshja po luhej në kuadër të turneut “Final 8”.