Therrje me thikë në Lipjan – 19-vjeçari përfundon në QKUK,

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia.

Kështu një përleshje mes dy të rinjve ka përfunduar me lëndim trupor të shkaktuar me thikë, të martën mbrëma në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur në pasditën e djeshme,  rreth orës 18:33, ku pas një mosmarrëveshjeje, Arti Ademi, rreth 20-vjeçar nga fshati Shalë dyshohet se e ka therrur me thikë bashkëmoshatarin e tij, E.Z., rreth 20-vjeçar nga Rubovci.

Menjëherë pas sulmit, viktima është dërguar nga emergjenca në QKUK në Prishtinë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Policia dhe njësitë relevante të hetuesisë e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit sipas detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa është dërguar në ndalim për 48 orë në Stacionin Policor të Lipjanit.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Përleshje mes katër personave në Klinë