Therrja me thikë në Prishtinë, flasin nga QKUK-ja: Viktimat kanë lëndime të rënda, por janë në gjendje stabile

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht mëngjesin e sotëm për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë.

Siç raportoi Sinjali, rreth orës 03:30, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, afër lokalit “Boujee”, ka ndodhur një therje me thikë ku kanë mbetur të lënduar K.B., rreth 34-vjeçar dhe B.G., rreth 35-vjeçar.

Raportimin e Sinjalin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Për të kuptuar më shumë rreth gjendjes së tyre, Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili tha se viktimat kanë marrë lëndime të rënda nga therja me thikë.

“Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Lexo edhe:  Vdes në moshë mjaft të re, Rexhep Podvorica