Therja me thikë në Gjilan: I plagosur mbeti një 24 vjeçar, po trajtohet në QKUK

Një incident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, ku dyshohet se një person është therur me thikë.

Sipas informacioneve të para, personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

Rastin për sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku tha se një 24 vjeçar është therur me thikë dhe se po trajtohet në QKUK, ndërkaq Policia po bën të pamundurën për kapjen e autorit.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2024 rreth orës 20:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Isa Boletini’’ prapa stacionit të autobusëve në qytetin e Gjilanit ka ndodh një rast therje me thikë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para mësohet se viktime është i moshës 24 vjeçare i cili me urgjencë është dërguar në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor. Policia e Kosovës po punon intesivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha Hashani për Sinjalin.

Lexo edhe:  Rrihen brutalisht mes vete dy persona në Gjakovë, një 28-vjeçar i kërcënon me thikë