Theret me thikë një qen në qendër të Prishtinës, avokati kosovar publikon pamjet

Avokati i njohur, Arianit Koci ka publikuar pamje se si në qendër të Prishtinës është therur një qen më thikë. Ai ka bëre të ditur se si një person rreth të 30-ave e ka bëre këtë gjest të ulët.

Koci thotë se personi në fjalë ka kryer vepër penale.

Ai i ka bërë thirrje Policisë që të veprojë menjëherë në drejtim të identifikimit të tij.

Postimi i plotë:

Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therrë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës – thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Chow Chow.

Ky person ka kryer vepër penale!

Paramendoni, në qendër të Prishtinës e nxjerrë thikën.

Sipas dëshmitarëve, ky person dhe vëllau i tij, e shëtisin qenin Chow Chow ditë rreth qendrës.

Shtëpinë apo banesën, gjithnjë sipas dëshmitarëve, e ka në Qytezën Pejton ose në Dardani.

Ftoj policinë që të veproj menjëherë!

Nuk mundemi me leju që persona të rrezikshëm të sillëm në qendër të qytetit me thikë, pa u ndëshkuar.

Lexo edhe:  Aksidentohet për vdekje një e re në Fushë Kosovë