Theret me thikë një person në Viti, i dyshuari në arrati

Viti- Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një tjetër në Viti. I dyshuari gjendet në arrati.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:48 në rrugën “Brigada 173” dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta mësuesja që edukoi breza të tërë në kryeqytet, Remzije Selimi