Theret me thikë një person në Gjakovë

Të hënën në Gjakovë një person është therur me thikë.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi është goditur me thikë nga një i dyshuar i panjohur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në hetime”.

Lexo edhe:  “Kur t’vish kom me t’mbytë krejt”: 24-vjeçarja në Lipjan denoncon burrin, kunatin dhe vjehrrën për dhunë