Theret me thikë një 66 vjeçar në Mitrovicë, dërgohet në Emergjencë
Një person ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka konfirmuar për “Jepi zë” se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”.
“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshjeje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima, mashkull kosovar rreth 66-vjeçar,” ka deklaruar Zahiti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij incidenti.