Theret me thikë një 17-vjeçar në Kodrën e Diellit, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, ku një i mitur dyshohet se është therur me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se 17-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë, si pasojë e plagëve që kishte marrë nga goditjet me mjet të mprehtë. I njëjti ndodhet ende në gjendje kritike.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në fushën sportive te banesat e bardha, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Këta janë burri e gruaja që vdiqën sot në Deçan