Thaçi e përfundon vizitën tek familja e tij në Burojë

Ish-presidentit Hashim Thaçi sot ka përfunduar vizitën e tij që e pati tek familja në Burojë, ku aty ka ende të pame pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçit.

Ish-komandanti i UÇK-së ka qenë edhe tek varri i babait të tij tek i cili ka qëndruar për dhjetë minuta.

Zona ku ai ishte çdo herë është rrethuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rruga janë  monitoruar edhe nga njësitë e Eulex-it.

Thaçi është lejuar për një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.

Klan Kosova ka mësuar se kjo vizitë është e kushtëzuar me respektimin e masave të rrepta të sigurisë, të mbikëqyrura nga Eulex-i.

Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët.

Lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe të shoqëruara nga forcat ndërkombëtare të sigurisë.

Lexo edhe:  Një veturë me tabela të Kosovës përfshihet në aksident në Shqipëri, tre të lënduar