Tha se i vodhi 100 mijë euro dhe iku, ish-menaxheri padit Gjestin

Ish-menaxheri i Gjestit, Samed Potera, ka konfirmuar se ka ngritur padi ndaj Gjestit për shpifje dhe prishje imazhi.

Potera tha se padi ka bërë për shkak të akuzave të papranueshme, ndërsa theksoi se e merr përsipër përgjegjësinë që këto veprime janë ndërmarrë pa dijeninë e Gjestit.

Padinë e kam bërë sot për shkak të akuzës për shpifje dhe prishje imazhi”, tha ai në Klan Kosova.

Gjesti gjatë rrëfimit që ka dhënë sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3, ka treguar një ndodhi të keqe që ka përjetuar.

Ai, mes tjerash ka rrëfyer se si ish-menaxheri i tij ia ka vjedhur 100 mijë euro, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj ka pauzuar për një kohë.

“Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk me rrike shumë gati. Edhe ps Dj im e ka bërë skenën dhe unë bashkë me të gjithë natën, edhe nuk e ka marrë asnjë cent, prej ish-menaxherit”, u shpreh Gjesti.

“I ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur, kur e ka marrë channelin, nëntë muaj pauzova, se isha në gjendje të rëndë. I kam bërë me djersë paratë e t’i dërgojë te familja, kurrë s’ka me ia pa hairin”.

Gjesti ka hyrë në histori si banori i parë që arrin të fitojë mbi 110 mijë ndjekës të rinj në Instagram brenda më pak se 24 orësh.

Ky rekord i jashtëzakonshëm erdhi pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania, ku popullariteti i tij është rritur në nivele të paimagjinueshme.

Nga 150 mijë ndjekës që kishte para hyrjes, Gjesti tani numëron plot 267 mijë ndjekës, duke u bërë fenomeni më i madh i rrjeteve sociale në showbizin shqiptar.

Lexo edhe:  Azemi pas daljes: Ndihem i përdorur nga Alba

Por rekordet e tij nuk mbarojnë këtu! Videoja ku Gjesti njofton hyrjen në BBVAL ka marrë mbi:
2 milion shikime,
83 mijë pëlqime,
11 mijë shpërndarje.

Gjesti po tregon se është jo vetëm një banor i preferuar, por edhe një ndikues i fuqishëm në rrjetet sociale, duke vendosur standarde të reja dhe duke bërë histori në skenën shqiptare