Tetë persona të lënduar në një aksident trafiku në Nadakoc të Vushtrrisë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakovc në Vushtrri, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i njërës veturë dhe 7 meshkuj kosovarë –pasagjer në vetura. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet tutje në raport.

Lexo edhe:  Digjet një veturë në Prishtinë, dyshohet se automjeti është në pronësi të bashkëshortes të autorit të një emisioni të njohur