Tërmeti që u ndje në Kosovë, sizmologu tregon detaje

Qytetarët e Kosovës u alarmuan pas një tërmeti që u ndje edhe në territorin e Kosovës.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka treguar për Insajderin se tërmeti ishte afër Bujanocit.

Ai tha se tërmeti ishte me intensitet të ulët.

“Është jashtë territorit të Kosovës, në Komunën e Bujanocit me shkallë 2.3. Ishte me intensitet shumë të ulët” , ka thënë ai.

Qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.

Në Turqi, më shumë se 17.134 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 60.000 janë plagosur, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive. Në Siri janë raportuar më shumë se 3.317 viktima.

Lexo edhe:  Aktori Osman Azemi del para gjykate për posedim të substancave narkotike