Tërmet në Mal të Zi, epiqendra afër Tuzit

Një tërmet me magnitudë prej 3.3 ballë të Shkallës Rihter goditi Malin e Zi, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra në perëndim të Podhumit në komunën e Tuzit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrave.

Nuk u raportua për të lënduar apo edhe për dëme të mundshme materiale.

Lexo edhe:  “Baresha e Deçanit”, 13-vjeçarja mahnit me zërin e saj dhe dashurinë që ka për delet