Tërheqja e 30% të Trustit dërgohet në Kuvend, çfarë pritet të ndodh?

Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, pa mendim të Qeverisë iu është dërguar sërish deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.

E ky projektligj para se të shkon në seancë duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, por ende nuk dihet se a do të diskutohet këtë javë.

Këtë e ka bërë të ditur, anëtari i këtij komisioni, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

“Ende se kem në rend të ditës në komision, se dimë ende kur vjen”, tha Shala.

Ndërsa për arsyet e vonesës së diskutimi të këtij projektligjin në Komision, deputeti Bekim Haxhiu, tha se kryetari i komisionit Armend Muja, duhet që të përgjigjet se pse po vonohet diskutimi i projektligjit.

“Kryetari i Komisionit duhet të përgjigjet pse po vonohet”, tha shkurt Haxhiu.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë ku është kërkuar që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Lexo edhe:  Dramë në familje, të afërmit akuzojnë vjehrrën e Betinës së ndjerë: E shtynë drejt vetëvrasjes