Tepër nxehtë edhe sot, maksimalja deri në 39 gradë
Ditën e mërkurë do të vazhdoj të mbretëroj mot shumë i nxehtë në vend, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 38C, e lokalisht deri në 39C, njofton Prishtina Weather
Paradite do të ketë më shumë kthjellime e diell, ndërkohë që orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, kryesisht përreth zonave malore shfaqen mundësi për rrebeshe shiu e bubullima, që deri në mbrëmje mund të shtrihen në pjesë tjera të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-6m/s.
Temperatura të larta do të vazhdojnë përgjatë ditës së enjtë dhe të premtë, prej 36C deri në 38C e 39C.
Do të ketë më shumë intervale me diell, por se orëve të pasdites nuk duhet përjashtuar mundësi për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave në pjesë të vendit. Më shumë kushte për rrebeshe e bubullima paraqiten në fundjavë.
Temperaturat gradualisht në rënie deri në 32C ditën e diel.