Tentuan të vidhnin në një shtëpi, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë të veriut pasi të njëjtit dyshohet se kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një shtëpi.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, të shtunën.

“Mitrovicë Veri 21.06.2025-22:30. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e ankuesit m/k. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Lexo edhe:  Të dhënat e fundit nga KQZ: Kurti afër 300 mijë votave, Hamza shkon në mbi 160 mijë, Abdixhiku nën 130 mijë