“Tentuan me i zënë Ademin, Hamzën e Rifatin”, Murtezaj flet për sulmin e ’91-ës mbi familjen Jashari

Veprimtari Xhafer Murtezaj ka bërë një rrëfim për Drenicën e njerëzit e rëndësishëm të kësaj komune. Ai ka folur edhe për familjen heroike Jashari, duke treguar disa detaje nga sulmi i parë mbi ta në dhjetor të vitit 1991.

Ai në këtë rrëfim të tij foli edhe për familjen heroike Jashari, duke treguar disa detaje nga sulmi i parë mbi ta në dhjetor të vitit 1991.

Murtezaj u shpreh se nga ky sulm pati tentime që të kapnin krerët e kësaj familje, Adem Jasharin, Hamzë Jasharin si dhe Rifat Jasharin.

Rasti i parë që është shumë interesant është më 10 dhjetor të 1991-ës ku tentojnë me shku me i zënë Ademin, Hamzën edhe Rifatin. Arrijnë me shpëtu, por atë ditë ka pas shumë forca të mëdha, ka pas edhe malltretime të mëdha, ka pas të rrahur e të malltretuar, sidomos baca Shaban. Shumë i malltretuar ka qenë edhe Xhafer Jashari”, tha ai në emisionin Fakte me Adnan Merovcin.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes 29 vjeçarja që u aksidentua në Skënderaj