Tentoi të hidhej nga kulmi i shtëpisë, Policia e shpëton nga vetëvrasja një 28-vjeçar në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku një 28-vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, për motive ende të panjohura. Rasti tronditi familjen, të cilët arritën të kërkojnë ndihmë nga Policia, e cila shpëtoi familjarin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur ai veçse ndodhej në kulmin e shtëpisë, prej ku deshi të hidhej për të bërë vetëvrasje.

Kjo situatë alarmoi jashtëzakonisht shumë familjen e tij, derisa zyrtarët policorë intervenuan në vendin e ngjarjes dhe pasi arritën të komunikonin me të, e bindën për t’u larguar nga aty.

Sipas informacioneve të para, posa personi në fjalë u shpëtua, i është dhënë trajtimi mjekësor në QKUK dhe më pas janë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rastit.

Ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, në drejtim të veprës “Tentim vetëvrasje”.

Lexo edhe:  Prokuroria në Beograd paralajmëron ankesë ndaj vendimit për lirimin e Radoiçiqit