Tentim vrasje në Greme të Ferizajt, plagoset me armë zjarri një person

Mbrëmë pak para mesnatës është plagosur me armë zjarri një person, në fshatin Greme të Ferizajt.

Viktima, i moshës madhore, cili u qëllua me armë nga persona akoma të panjohur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Pasi Policia ka intervenuar, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Rasti është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë” dhe akoma nuk dihen rrethanat e tjera.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

Lexo edhe:  Kompania e njohur botërore “Chipita” padit “Viva Fresh” për konkurrencë jolojale