Tentim vrasje në Deçan, theret me thikë një person

Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Deçan, ku një person është sulmuar me thikë.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari tentoi ta vrasë viktimën dhe u arratis.

Personi që u ther me thikë u dërgua fillimisht në QMF Deçan për trajtim e më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Policia e kanë konfirmuar se pas therjes me thikë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”

Lexo edhe:  Qeveria kërkon që minatorët t’i kthehen punës: Çdo ditë mospune, Trepçës i kushton 40-50 mijë euro