Tentim vrasja në Fushë Kosovë: Ky është i arrestuari që plagosi me armë zjarri vëllezërit Kadriu
Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë në Fushë Kosovë, ky dy persona u plagosën me armë zjarri. Viktimat u qëlluan nga një veturë në lëvizje, në të cilën ndodheshin dy persona. I dyshari kryesor është arrestuar, ndërkohë që një person tjetër i ëprfshirë në rast ndodhet në arrati, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Leutrim Ramadani,i cili për motive akoma të panjohura ka gjuajtur në drejtim të viktimave, të cilët janë vëllezër.
Me rastin e prangosjes, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe armën të cilën Ramadani dyshohet se e kishte përdorur për t’i qëlluar dy vëllezërit Kadriu. Përveç armës, Policia ka sekuestruar edhe veturën e të dyshuarit, ku janë gjetur disa gëzhoja.
Sinjali mëson se viktimat që u sulmuan me armë janë dërguar në QKUK, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari tjetër është A.M., i cili tashmë është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka gisht në këtë rast.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
“Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri . Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”, njofton Policia.