Tenisti serb Gjokoviq sulmohet në kokë gjatë ndeshjes

Tenisti Novak Gjokoviq është goditur në kokë me një lloj shishe teksa po jepte autografe për tifozët në turneun Masters në Romë të premten mbrëma.

Pas goditjes, Gjokoviqi ra në tokë. Ai qëndroi për disa minuta i shtrirë, teksa i erdhën në ndihmë organizatorët e turneut. Raportohet se ka pësuar çarje.

Tenisti serb mposhti francezin Corentin Mouteti në rundin e dytë.

Lexo edhe:  Skena të turpshme: Goditet me shuplakë nga trajneri i Kosovës tetëvjeçarja kosovare që humbi kundër rivales serbe në taekwondo