Temperaturat e larta, prindërit kërkojnë që mësimi të kryhet nesër

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte.

Kjo pasi që shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit te nxënësit thuajse ka përfunduar, andaj edhe është kërkuar që të premten të përfundohet viti shkollor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë.

Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani në 30 minuta.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve, përpos rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe IHMK-ja, ka thënë se Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte, pasi, sipas Islamit, shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit te nxënësit ka përfunduar.

“Duke i parë kushtet aktuale të shkollave dhe mungesa e klimatizimit në shumicën e shkollave dhe temperaturat e larta, procesi mësimore ka filluar që orët të shkurtohen. Ky rekomandim pritet të miratohen nga MASHT-it dhe do të shkurtohen orët, pasi është edhe fundi i vitit shkollor dhe nesër të jetë dita e fundit e mësimit. Të premten dhe të hënën do të ketë mësim, por kërkojmë që nesër të përfundohet pasi vlerësimi i nxënësve thuajse ka përfunduar”, ka thënë Islami në Dukagjini.

Lexo edhe:  Dijonis Biba puth Baby G: E dua aromën tënde