Temperaturat e larta, ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 15 ton gjatë ditës
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vend, është marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 ton.
Ndalesa do të zbatohet në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale, çdo ditë nga ora 11:00 deri në 17:00, duke filluar nga data 23 korrik deri më 28 korrik.
Durmishi bëri të ditur se ky vendim mund të ndryshohet në varësi të kushteve klimatike në ditët në vijim.
Njoftimi:
Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
Ndalesa vlenë nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik.
Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim.