Temperatura të larta dhe rrebesh shiu, ky është moti për javën e ardhshme
Mot kryesisht me diell dhe i thatë në javën vijuese. Temperaturat në rritje, deri në 35C ditën e enjte dhe të premte.
17.07.2022 – Mot i kthjellët, kryesisht me diell dhe i thatë parashihet gjatë javës vijuese.
Fillimisht në aspektin termik do të jetë shumë ngrohtë, e më pas më nxehtë me temperatura deri në 35C të premten, e në fundjavë me mundësi të rritjes së mëtutjeshme edhe mbi 35C.
Ditën e premte pasdite, nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
18.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
19.07 – Më nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.
20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
21.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
22.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
Pasdite vonë nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.
Temperaturat në rritje graduale, minimalet zbresin deri në 10C të martën, e më pas në rritje në 15C. Maksimalet nga 28 e 29C në fillim të javës, rriten deri në 34C e 35C të enjten dhe premte.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 5-11m/s.
Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.