Temperatura përvëluese dhe mot me diell

Një ndër ditët më të gjata të vitit është dita e Enjte dhe pritet të mbajë mot plotësisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë veror. Do të ketë koncentrime të larta të pluhurit Saharian në atmosferë dhe në sipërfaqe. Temperaturat maskimale parashihen deri në 37 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror, me koncentrime të larta të pluhurit Saharina si dhe me temperatura maksimale deri në 40 gradë Ceslius në zonat më të nxehta të viseve tona.

Ditëve të ardhshme po ashtu na pret mot shumë i nxehtë dhe me diell. Temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë Celsius, në Shqipëri deri në 42 gradë Celsius, në Maqedoninë Veriore deri në 40 gradë Celsius.

Të shtunën disa zhvillime konvektive mund të ndodhin përreth zonave malore, kurse të dielën mund të ketë zhvillime më të fuqishme dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperaturat e larta dhe zagushia e madhe vazhdojnë, por të dielën pasdite mund të ndodhë që të ketë ulje të lehta të temperaturave, kurse në zonat me rrebeshe e shtrëngata eventuale shiu pritet freskim afatshkurtër./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Rasti i pazakontë: S’i ktheu 3500 euro, rrëmbehet borxhliu (VIDEO)