Telashe mes çiftit në Prishtinë,  28-vjeçari përzë partneren nga shtëpia – ajo e denoncon në Polici

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift në Prishtinë, pasi një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij.

Sinjali mëson se 30-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi personi me të cilin bashkëjetonte e ka dëbuar nga shtëpia. Bazuar në dëshminë e saj, 28-vjeçari dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të riut të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Pushuesit bëhen litar në Shëngjin – dalin pamjet si u shpëtuan dy vajzat nga Kosova