Të shtunën do të dëgjoni dy herë alarm të madh në Prishtinë, Komuna tregon arsyen

Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim ku tregon se këtë të shtunë do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj komune, testimi është mënduar që të bëhet në orën 12:05 dhe të bëhet dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “Ecë në shpi, ropt t’i ****”, s’merren vesh të rinjtë në Prishtinë, vajza e djem fjalosen e bërtasin midis rruge (video)