Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia arreston dy persona – konfiskohen dy pistoleta e karikatorë

Një incident u shënua në orët e mbrëmshme të së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku u dëgjuan të shtëna armësh, derisa nuk u raportua për ndonjë të lënduar.

Lajmi për Sinjalin u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth këtij incidenti, ku ka njoftuar se dy persona janë arrestuar, pasi të njëjtit derisa kanë qenë duke punuar në lokalin e tyre, i janë kundërpërgjigjur të shtënave me armë dy të dyshuarve të cilët janë në arrati.

Kësisoj, Policia ka konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë dhe shtatë fishekë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor.

Lexo edhe:  Nëna nuk pranon kthimin në shtëpi të 14 vjeçarit problematik (VIDEO)