Të shtënat me armë në Gjakovë: Kjo është gjendja e të plagosurit – I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Yll Morina” në komunën e Gjakovës, ku siç mëson Gazeta Sinjali pas të shtënave me kallashnikov një person ka mbetur i plagosur. Motivet e këtij rastit momentalisht janë të panjohura.
Siç mëson Sinjali, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se “policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”.
“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elezaj.