Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë / Një person i plagosur, i dyshuari në arrati

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Hajvali të Prishtinës, ku një person u qëllua dhe mbeti i plagosur. Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaron se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armës dhe se po trajtohet në QKUK.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se tashmë Policia e Kosovës janë në kërkim të personit të dyshuar

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, tha ajo.

Lexo edhe:  Gashi: Boll ma, Qeveria e Albinit me korrupsion, afera, sanksione e dështime duhet të shkarkohet