Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për grabitje
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur pak më parë në Prishtinë.
Siç mëson lajmi.net, të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal në lagjen Tophane.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë, por sipas informacioneve të para dyshohet për një grabitje të ndodhur në njërën prej këmbimoreve të kësaj lagje.
Ne vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë policore.