Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamarierja

Tiranë- Përplasje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur kamarierja e lokalit.

Ndërkaq, raportohet edhe për dy të plagosur që janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

 

Lexo edhe:  Babë e bir përfundojnë në Polici në Gjakovë, 36-vjeçari kërcënon se do t’i vrasë vëllezërit e tij