Të shtëna me armë para lokalit “Pasticeria Donarti” në Prizren, motivi dyshet të jetë një konflikt pronësor

Të shtënat me armë në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se të kundërligjshme, janë edhe të rrezikshme.

Këto raste po raportohen pothuajse çdo ditë në vend, e madje jo rallë po përfundojnë edhe tragjikisht.

Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodhur edhe mbrëmë në Prizren.

Rasti siç ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet ka ndodh saktësisht para lokalit “Pastiçeria Donarti”.

I dyshuari pasi e ka shkrepur armën ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Por, Policia menjëherë pasi ka pranuar rastin është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe ka arritur ta kap atë.

Me urdhër të Prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, derisa arma që është përdorur në rast është konfiskuar, kurse gëzhojat janë gjetur në veturën e tij me targa zvicerane.

Lexo edhe:  Rrahje te semaforët në Ulpianë