Të shtëna me armë në veri, i dyshuari gjuan me kallashnikov dhe ‘zhduket’
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe mbrëmë në Leposaviq, ku një person dyshohet të ketë gjuajtur me kallashnikov nga vetura e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë deklaratat e pronarit dhe një punonjësi të kafenesë ‘Logana’, të cilët panë ngjarjen nga afër.
I dyshuari është larguar me veturën e tij në drejtim të panjohur, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e tij.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.