Të shtëna me armë në Prishtinë: Një person qëllohet nga vetura e tij, Policia konfiskon një fishek dhe gëzhojë

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në Prishtinë, ku një person ka shtënë me armë në drejtim të një veture, duke lënë për pasojë një person të lënduar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i panjohur ia ka goditur me armë xhamin e veturës një personi dhe derisa është larguar, ka shtënë edhe me armë në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria, teksa rasti tashmë është në hetime.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me armë ka goditur xhamin e veturës së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe gjatë largimit i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në një njoftim nga Policia.

Lexo edhe:  I dehur shkaktoi sherr në QKMF dhe sulmoi Policinë, ky është i dyshuari që u arrestua