Të shtëna me armë në Prishtinë, gjenden disa gëzhoja në vend të ngjarjes

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmë në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Prishtinë.

Sinjali mëson se një qytetar ka denoncuar rastin në Polici dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, ka dëgjuar të disa të shtëna me armë.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë qenë në lëvizje me një veturë, por që nuk është zbuluar ende identiteti i tyre.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Prishet miqësia mes Romeos dhe Meritonit në BBVA