Të shtëna me armë në Klinë, plagoset një person

Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës.

Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhet në përgjigjen e tij.

Lexo edhe:  Policia gjen armë e municion te një shtëpi në Malishevë, pronari thotë se i ka “kujtim nga vëllai i ndjerë”