Të shtëna armësh në Mitrovicë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri para pak minutash në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

Personi që mbeti i plagosur, është rreth moshës 40 vjeçare.

Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku po trajtohet. Akoma nuk dihet se në çfarë gjendje është.

“Jepi zë” po raporton nga vendi ku ndodhi plagosja dhe së shpejti ju sjellë detaje të tjera rreth këtij incidenti.

Lexo edhe:  29-vjeçari në Pejë kapet në flagrancë me drogë dhe thikë, arrestohet nga Policia