Të shtëna afër vijës administrative Serbi – Kosovë: Sulmuesit qëlluan ndaj oficerëve të policisë
Ilustrimi i policisë
Inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në kërkim intensiv të sulmuesve të panjohur, të cilët sot kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policëve në Zonën e Sigurisë Tokësore, afër vijës administrative me Kosovën, raporton gazeta serbe Blic, përcjell Jepi zë.
– Të shtënat kanë ndodhur në fshatin Istocni Mojstir pasi persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të punonjësve të policisë , dhe ka pasur shkëmbim zjarri në të cilin sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes nuk ka të lënduar – konfirmohet për Agjencia RINA.
Sipas informacioneve jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në pyll dhe shkak për të shtënat me gjasë është prerja e paligjshme e pemëve .
Aktualisht në vendngjarje ndodhen një numër i madh i policëve të cilët po hetojnë dhe po kërkojnë sulmuesit .
(përktheu dhe përshtati “Jepi zë”)