“Të mbys…” – UD Sekretari në Ministrinë e Kulturës denoncohet për sulm e kanosje ndaj zyrtatit të IT-së
Incidentet që nisin me fjalosje dhe pasojnë me kanosje e madje edhe me sulme fizike s’janë të rralla as në institucione. Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dee Sportit, dyshohet se ndodhi një sulm fizik, që u raportua në Polici, raporton Gazeta Sinjali.
Siç ka mësuar Sinjali, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri, Xheladin Krasniqi, është raportuar nga një zyrtar i IT-së.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Miftar Latifin, ud. i udhëheqësit të divizionit të Teknologjisë së Informacionit, i cili është ankuar në Polici për Krasniqin.
Sipas informacioneve të para, motivi i rastit lidhet me thashethemet për ligjshmërinë e vendimit që Krasniqi ka marrë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Krasniqi e ka ftuar në zyrë Latifin, ku edhe kanë diskutuar për këto vendime – që dyshohet se u bënë mollë sherri.
Bazuar në dëshminë e Latifit, i cili është intervistuar si ankues i rastit, Krasniqi e ka kanosur dhe më pas e ka shturë dbe e ka kapur për krahu për ta larguar nga zyra.
Ai ka deklaruar se ndër të tjera Krasniqi i është drejtuar me fjalët “t’mbys” e “t’qkyj”, ku më pas ka pasuar fjalosja mes tyre.
Për gjithë rastin, Latifi ia ka mësyrë Policisë dhe e ka denoncuar rastin, ndërsa ud. Sekretari Krasniqi po ashtu ka dhënë dëshmi dhe e ka mohuar ta ketë sulmuar Latifin.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tashmë është hapur hetimi dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme