Të maskuar e me kallashnikov – grabisin 3 mijë euro në pompën e derivateve në Klinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një pikë të derivateve në Volljakë të Klinës.

Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i grabisin 3 mijë euro.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi  i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar në Klinë. Kanë dal njësitet kompetente ne vendin e ngjarjes. Dy dy persona të maskuar kanë arritur të grabisin rreth tre mijë euro. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Volljakë të Klinës në një pompë të derivateve. Personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të panjohur dhe policia është në kërkim të tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, ka thënë Gashi.

Lexo edhe:  Kadriaj – Kurtit: Nëse i çon policët në Veri dhe nuk iu rritë pagat ti je me kriminelët