“Të dua përgjithmonë”, Loredana me urim të veçantë për Noizyn
Dy reperët e njohur Loredana dhe Noizy e kanë treguar publikisht shoqërinë e ngushtë që ata gëzojnë me njëri-tjetrin. Madje ata realizuan dhe bashkëpunimin e tyre të parë “Heart Attack” i cili pati një sukses të madh duke u kthyer në ‘hit’.
Ditën e sotme, Noizy feston ditën e tij të lindjes dhe nuk kishte si të mungonte urimi i veçantë nga mikesha e tij. Loredana ka publikuar në InstaStory ku shfaqet me artistin, teksa i bëri urimin me fjalët e ndjera:
“Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë”
Kujtojmë se, në një intervistë Loredana theu heshtjen në lidhje me marrëdhënien e saj me Noizyn e cila në fillime u përfol se mund të ishte në nisje të një romance.
Ajo tha se janë njohur nga aktori Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë teksa nuk e përjashtoi mundësinë për një tjetër këngë.