Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive
Një protestë masive është mbajtur dje në Beograd, ku sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, janë mbledhur 140.000 persona.
Ministria e Brendshme serbe i ka minimizuar ato duke thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë.
Por, Vuçiq si duket përveç organeve shtetërore është kujdesur edhe për “sigurim” tjetër.
Për ta siguruar Presidencën e Serbisë janë angazhuar edhe persona që kanë marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Sipas fotografive të publikuara për t’i ofruar siguri Vuçiqit janë angazhuar Milorad Jevtiq, me nofkën “Micko’, Zarko Cvetkoviq (që shihet me radio-lidhje), Vladimir Vuçetiq dhe Vukasin Jarediq, vella i Ugljesa Jarediq.