Taulant Seferi: Ëndërroj gol me Serbinë, në Beograd me mendjen e ftohtë dhe zemrën flakë
Taulant Seferi shpreson që viti 2025 të shënojë një arritje shumë të madhe për futbollin shqiptar, siç është kualifikimi në Botërorin 2025. Sulmuesi i Kombëtares, në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ka treguar objektivat që synon të arrijë gjatë këtij viti me kuqezinjtë.
Në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, Seferi është ndalur sidomos te përballjet me rivalët e kuqezinjve, Anglinë e Serbinë, duke theksuar se ndeshja në Beograd do të jetë padyshim shumë e veçantë.
“Gjithmonë e mendoj një gol ndaj Serbisë. Nuk dua të merrem me provokime, do Zoti do shënoj dhe të bëj krenarë gjithë shqiptarët. Ne e mendojmë anën tonë profesionale dhe do shkojmë atje ta tregojmë veten. E kam thënë edhe diku tjetër që duhet të kemi mendjen e ftohtë, kokën e ftohtë dhe zemrën flakë“, ka thënë mes tjerash ai.