Tash e 5 ditë është zhdukur një burrë në mes të Prishtinës, familjarët kërkojnë ndihmë
Më datë 3 maj, është zhdukur një person dhe ende nuk dihet për fatin e tij.
Nezir Osmani nga Vranjevci i Prishtinës, është parë për herë të fundit më datë 3 maj dhe që nga ajo ditë nuk dihet ende për fatin e tij.
Tashmë familjarët po kërkojnë ndihmë se kushdo që e ka parë ti njoftoj ata ose Policinë e Kosovës.
Ai për herë të fundit, dyshohet se është parë te Zjarrëfiksat në Kodrën e Trimave.