“Tallava diplomacia” e Kurtit në Davos të Zvicrës që i kushtoi shtetit 350 mijë euro

Lëvizja Vetëvendosje talentin lodhtë e ka shprehur edhe në vallëzim pasi u bën viral për të keq dhe u tallën me talentin në këndim.

Mirëpo talentin e tyre të vallëzimit e kanë bërë aty ku Kosova do të duhej të prezantohej më denjësisht, në Davos të Zvicrës ku është duke u mbajtur orumi Ekonomik Botëror.

Për herë të parë në këtë forum është hapur edhe Shtëpia e Kosovës – hapësirë në të cilën do të duhej prezantuar arti, talenti, trashëgimia kulturore dhe potenciali ekonomik.

Krejt këto, Lëvizja Vetëvendosje i ka lënë anash për pak minuta vallëzim nën ritmin e tallavasë, që me gjasë edhe është prezantuar nga përfaqësuesit e Kosovës në Davos.

Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm një ditë pasi është raportuar se Kurti për pjesëmarrje në Davos ka shpenzuar hiq më pak se 350 mijë euro.

Dy muaj më parë me një vendim të kryeministrit Kurti në emër të promovimit të Kosovës, u ndanë 350 mijë euro nga buxheti i shtetit pikërisht për të marrë pjesë në këtë forum apo për “organizimin e pjesëmarrjes”.

Sipas vendimit, thuhet se kjo shumë është ndarë për organizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në forumin botëror ekonomik së bashku me ‘Kosova House’.

Lexo edhe:  Arrestohet serbi për krime lufte në Kamenicë, mori pjesë në dëbimin e qytetarëve